Politika e privatësisë

1. HYRJE

1.1 KOMPANIA INDUSTRIALE DHE TREGTARE CHIPITA SOCIETE ANONYME, nën emrin dallues CHIPITA S.A. (më poshtë «Kompania», «ne» ose «neve»), me vendndodhjen e regjistruar në Bashkinë e Metamorfosi, në kilometrin e 12-të të Rrugës kombëtare të Athinës - Lamia, P.C.: 14452, është e angazhuar për mbrojtjen dhe respektimin e privatësisë së të dhënave tuaja personale.

1.2 Kjo Politikë e privatësisë (së bashku me Kushtet tona të përdorimit, Politikën e skedarëve të personalizimit dhe çdo dokument tjetër që lidhet me të) përcakton parimet që ndjekim në lidhje me të dhënat personale që mbledhim prej jush ose që na ofroni kur navigoni dhe përdorni këtë faqe interneti (më poshtë "Faqja e internetit") dhe e cila zbatohet në përputhje me ligjet kombëtare dhe evropiane në fuqi për mbrojtjen e individëve nga përpunimi i të dhënave personale. Lexoni me kujdes sa më poshtë për të kuptuar qasjen dhe praktikat tona në lidhje me të dhënat tuaja personale, si dhe mbi mënyrën se si ne i menaxhojmë ato.

1.3 Duke naviguar në faqen tonë të internetit, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e skedarëve të personalizimit, si dhe miratoni mbledhjen, përpunimin dhe zbulimin e të dhënave tuaja personale në përputhje me këtë Politikë të privatësisë dhe Politikën e skedarëve të personalizimit.

1.4 Përpunimi i të dhënave tuaja personale, siç përshkruhet në këtë Politikë të privatësisë, bazohet në miratimin që na jepni duke përdorur Faqen tonë të internetit

2. KONTROLLUESI I TË DHËNAVE

2.1 KOMPANIA INDUSTRIALE DHE TREGTARE CHIPITA SOCIETE ANONYME, nën emrin dallues CHIPITA S.A., me vendndodhjen e regjistruar në Bashkinë e Metamorfosi, në kilometrin e 12-të të Rrugës kombëtare të Athinës - Lamia, Greqi, P.C.: 14452 është Kontrolluesi i të dhënave në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

3. MBLEDHJA E INFORMACIONEVE

3.1 Kur përdorni faqen tonë të internetit, ne mbledhim informacione personale rreth jush. Informacioni që mbledhim ndahet në tri kategori: (a) informacioni që na ofroni; (b) informacioni që mbledhim përmes metodave të automatizuara dhe (c) informacioni që mbledhim nga burime të tjera.

3.2 Informacionin që na ofroni mund ta kombinojmë me informacionin e mbledhur përmes metodave të automatizuara dhe me informacionin që marrim nga burime të tjera.

3.3 Mund të mbledhim informacionin e mëposhtëm:
  • Informacioni i llogarisë, siç është emri i përdoruesit ose fjalëkalimi (apo çdo gjë tjetër që ju identifikon) i përdorur për të aksesuar Faqen tonë të internetit ose për të përdorur shërbimet e Faqes në përputhje me Kushtet e përdorimit.
  • Informacioni i profilit, duke përfshirë informacionin rreth shërbimeve që pëlqeni ose që preferoni të vizitoni apo se sa shpesh e përdorni Faqen tonë të internetit.
  • Teknologji të automatizuara për të mbledhur informacione nga pajisja juaj ndërsa përdorni Faqen tonë të internetit, siç është adresa e protokollit të internetit (adresa e IP-së).
  • Faqja e ridrejtimit (faqja që ju drejton në Faqen tonë të internetit).
  • Mesazhet që dërgoni te ne ose rreth nesh në media sociale, si dhe
  • Veprimet mbi mënyrën e përdorimit të Faqes sonë të internetit, të tilla si seksionet e Faqes që preferoni të vizitoni.
Shumica e pajisjeve celulare dhe shfletuesit ju lejojnë të revokoni miratimin që na keni dhënë për mbledhjen e këtij informacioni duke përdorur cilësimet e pajisjes ose shfletuesit tuaj. Nëse keni pyetje se si mund të parandaloni mbledhjen e informacionit mbi vendndodhjen tuaj të saktë, ju rekomandojmë të kontaktoni ofruesin e ndihmës teknike të pajisjes suaj celulare, prodhuesin e pajisjes tuaj ose ofruesin e softuerit apo të shfletuesit tuaj.  Disa shërbime mund të mos funksionojnë siç duhet pa informacionin mbi vendndodhjen tuaj. Nëse dëshironi të fshini informacionin që kemi mbledhur mbi vendndodhjen tuaj, na kontaktoni në adresën tonë ose në adresën e email-it të shënuar më poshtë. Mund të jemi të detyruar të ruajmë disa informacione rreth jush në përputhje me ligjin.

3.4 Ne mund të mbledhim informacione rreth jush nga burime të tjera, duke përfshirë, por pa u kufizuar me, informacione nga kompani ose organizata të tjera. Gjithashtu, mund të mbledhim informacione që ofrohen për publikun. Për shembull, mund të mbledhim informacione rreth jush kur ndërveproni me ne në media sociale.

4. SI I PËRDORIM INFORMACIONET E MBLEDHURA

4.1 Ne i përdorim informacionet e mbledhura për:
  • Të naviguar dhe përdorur Faqen e internetit,
  • Të personalizuar përvojën tuaj në Faqen tonë të internetit,
  • Të menaxhuar aktivitetin tonë të biznesit, duke përfshirë zhvillimin e produkteve të tjera dhe shërbimeve të marketingut, si dhe aktivitetin tonë të reklamimit,
  • Të ruajtur dhe përmirësuar cilësinë e produkteve, ofertave, promovimeve dhe Faqes sonë të internetit.
5. ME KË NDAHEN INFORMACIONET TUAJA

5.1 Ne nuk ua zbulojmë informacionin tuaj personal palëve të treta; megjithatë, mund t'i zbulojmë informacionet tuaja për furnizuesit që na ofrojnë shërbime, siç janë ato të organizimit dhe kryerjes së promovimeve dhe konkurseve, shërbimet e mbështetjes për faqen e internetit dhe shërbime të tjera të TI-së. Ne ua ndalojmë palëve të treta përdorimin ose zbulimin e këtij informacioni për çdo qëllim tjetër përveç ofrimit të shërbimeve në emrin tonë.

5.2 Për arsye strategjike ose arsye të tjera biznesi, ne mund të vendosim të shesim apo të transferojmë të gjithë ose një pjesë të biznesit tonë. Si pjesë të shitjes ose transferimit, mund t’ia kalojmë informacionin e mbledhur çdo individi të përfshirë në shitje ose transferim.

5.3 Ne mund të ndajmë informacione që nuk ju identifikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për shembull, mund të ndajmë statistika anonime, të grumbulluara në lidhje me përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit.

5.4 Në raste të veçanta, kompania jonë mund t'ua zbulojë informacionin tuaj personal palëve të treta vetëm nëse ka detyrim ligjor ose është e detyruar me vendim/urdhër të një gjykate ose një autoriteti tjetër kompetent. 

6. KU RUHEN TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

6.1 Informacioni personal që ne mbledhim nga përdoruesit ruhet në serverë të sigurt brenda Bashkimit Evropian (BE) dhe kompania merr të gjitha masat e arsyeshme për mbrojtjen e tyre.

6.2 Ne mund t’ua zbulojmë të dhënat tuaja personale kompanive të tjera të grupit Chipita brenda dhe jashtë BE-së, si për shembull shteteve që nuk ofrojnë të njëjtat masa mbrojtëse me ato të vendbanimit tuaj për mbrojtjen e të dhënave personale. Për të ofruar shërbime dhe produkte në emrin tonë (siç është ai për mbështetjen e Faqes së internetit) ne mbështetemi në palë të treta/partnerë, si dhe mund t’u zbulojmë të dhënat tuaja personale këtyre palëve të treta (për shembull kompanive të programit/softuerit, kompanive për mbështetjen e faqes së internetit etj.). Në përgjithësi, ofruesit e shërbimeve tona kanë detyrim kontraktor për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe asnjëherë nuk mund t’i përdorin apo t’i transferojnë këto të dhëna. Ne nuk do t’u lejojmë këtyre palëve të treta ta përdorin ose ta zbulojnë këtë informacion për qëllime të ndryshme nga ato për ofrimin e shërbimeve në emrin tonë.

6.3 Pavarësisht se në cilin vend transferohen të dhënat tuaja personale, ne do t'i ndajmë të dhënat tuaja personale vetëm në bazë të një nevoje të rreptë ‘për të ditur’ dhe gjithnjë në bazë të masave mbrojtëse të përshtatshme (siç janë klauzolat kontraktore standarde të BE-së).

7.  SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE

7.1 Ne marrim përsipër të marrim të gjitha masat e arsyeshme për të siguruar që informacioni juaj personal të jetë i përditësuar. Procedurat tona teknike, administrative dhe procedurat e tjera janë krijuar për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga humbja aksidentale, e paligjshme ose e paautorizuar, qasja, zbulimi, përdorimi, ndryshimi ose shkatërrimi. Ndonëse ne bëjmë çdo përpjekje të mundshme për mbrojtjen e sistemeve tona kompjuterike, asnjë faqe interneti, sistem kompjuterik ose transmetim të dhënash përmes internetit ose një rrjeti tjetër publik nuk mund të jetë plotësisht i sigurt.

8. PERIUDHA E RUAJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

8.1 Ne i ruajmë informacionet tuaja personale për një periudhë kohe të mjaftueshme për qëllime përpunimi të përmendura në këtë Politikë të privatësisë (vetëm nëse kërkohet një periudhë më e gjatë kohore me ligj).

9. TË DREJTAT TUAJA

9.1 Në kuadër të legjislacionit në fuqi, ju keni të drejtë të përdorni, pra të informoheni, sipas kërkesës tuaj, nëse të dhënat tuaja personale janë objekt përpunimi, si dhe të merrni informacione të mëtejshme për këtë përpunim, veçanërisht për përpunimin e vazhdueshëm, masat mbrojtëse të përshtatshme sipas të cilave kryhen transferimet drejt një shteti të tretë ose një organizate ndërkombëtare.  Përpos kësaj, ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale të gabuara rreth jush. Për më tepër, për sa kohë që kërkesat përmbushen sipas legjislacionit në fuqi, ju keni të drejtën e fshirjes, të drejtën e kufizimit të përpunimit, të drejtën e transferimit të të dhënave, si dhe të drejtën e kundërshtimit të përpunimit.  Së fundi, nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nga Kompania jonë kundërshton legjislacionin në fuqi, ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë Autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave.

9.2 Për më tepër, ju mund të tërhiqni miratimin tuaj në çdo kohë; megjithatë, tërheqja e miratimit nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit bazuar në miratimin përpara tërheqjes së tij.

9.3 Ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale të mbledhura nga Kompania duke na kontaktuar në adresën gdpr@chipita.com.

10. LIDHJE ME FAQE TË TJERA INTERNETI DHE MEDIA SOCIALE

10.1 Kjo Politikë e privatësisë hyn në fuqi që prej datës së përmendur në krye të saj. Politika mund të ndryshohet sipas gjykimit tonë. Në rast ndryshimi, ne do të postojmë versionin e rishikuar këtu dhe do të ndryshojmë "datën e përditësimit të fundit" (data e hyrjes në fuqi të ndryshimit) në krye të Politikës. Për të qëndruar të përditësuar mbi versionin më të fundit të Politikës së privatësisë, duhet ta kontrolloni vazhdimisht këtë Politikë dhe nëse vazhdoni ta përdorni Faqen e internetit, ju pranoni kështu çdo ndryshim të kësaj Politike.

10.2 Ofruesit e aplikacioneve, veglave, widget-eve dhe përbërësve shtesë që ofrohen në Faqen tonë të internetit, siç janë butonat “Pëlqe” në Facebook, mund të përdorin edhe metoda të automatizuara për të mbledhur informacione mbi mënyrën se si i përdorni ato veçori. Ato mund ta përdorin informacionin tuaj në përputhje me politikat e tyre vetjake, për të cilat ne nuk mbajmë përgjegjësi.

11. NDRYSHIME NË POLITIKËN TONË TË PRIVATËSISË

11.1 This Privacy Policy is in effect as of the date mentioned at the beginning of the Policy. We may change this Privacy Policy at our discretion. In case of change, we will post the revised version here and change the "last updated date" (the effect date of the change) at the top of the Policy. You should check this Policy regularly for being up to date regarding the latest version of the Privacy Policy and, if you continue to use the Website, you are deemed to to have accepted any change to the Policy.

12.  NA KONTAKTONI

Ju falënderojmë që lexuat Politikën e privatësisë së kompanisë sonë. Nëse keni pyetje rreth kësaj Politike ose nëse dëshironi të ushtroni një prej të drejtave që keni si subjekt i të dhënave, mund të kontaktoni Kompaninë në adresën gdpr@chipita.com.