Politika e skedarëve të personalizimit (cookie)

Faqja jonë e internetit (më poshtë ‘Faqja e internetit’) përdor skedarë personalizimi për të ruajtur informacione në kompjuterin tuaj. Në këtë politikë shpjegohet mënyra se si Faqja e internetit përdor skedarët e personalizimit. Duke shfletuar Faqen e internetit, ju pranoni dhe miratoni përdorimin e skedarëve të personalizimit sipas kushteve të kësaj politike. Nëse nuk dëshironi të merrni skedarë personalizimi nga Faqja e internetit, ndryshoni cilësimet (sikurse përmendet më poshtë) ose shmangni përdorimin e Faqes.

Çfarë janë skedarët e personalizimit (cookies)?

"Skedarët e personalizimit (cookies)" janë skedarë të vegjël që ruhen nga faqja e internetit (kryesisht një server interneti) në kompjuterin e përdoruesit, por pa pasur akses në dokumentet ose skedarët e kompjuterit të tij. Skedarët e personalizimit përmbajnë informacione të tilla si emrin e faqes së internetit, si dhe disa shifra dhe numra. Sa herë që përdoruesi shfleton një faqe interneti, kjo e fundit e merr atë informacion, duke i ofruar përdoruesit shërbime të lidhura me informacionin përkatës. Një shembull tipik i informacioneve të tilla janë preferencat e përdoruesit në një faqe interneti, siç janë ato të përcaktuara nga zgjedhjet e përdoruesit në këtë faqe (p.sh.: klikimi i ‘butonave specifikë’, kërkimet, adresat etj.).

Cilët janë llojet e skedarëve të personalizimit që përdor faqja e internetit?

Llojet e skedarëve të personalizimit të përdorura:

Skedarë teknikë të personalizimit

Skedarët teknikë të personalizimit përdoren për të siguruar funksionimin e duhur të seksioneve të caktuara të Faqes së internetit. Faqja e internetit përdor skedarë teknikë të personalizimit, qëllimi i vetëm i të cilëve është të transmetojë një komunikim ose që nevojiten për të ofruar një shërbim të caktuar sipas kërkesës së abonentit apo përdoruesit”. Skedarë të tillë teknikë mund të ndahen në:

  • Skedarë analitikë të personalizimit, të cilët janë skedarë teknikë që përdoren për të matur dhe analizuar numrin e përgjithshëm të përdoruesve dhe sjelljen e tyre gjatë shfletimit të një faqeje specifike interneti,
  • Skedarë funksionalë personalizimi, të cilët bëjnë të mundur përshtatjen e faqes së internetit sipas zgjidhjeve të ndryshme të bëra nga përdoruesi (p.sh.: gjuha etj.) për të ofruar shërbime më të mira.
Për të siguruar funksionimin e duhur të Faqes së internetit, nevojitet mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të marra nga përdorimi i skedarëve teknikë të personalizimit. Nëse përdoruesi nuk miraton përdorimin e skedarëve teknikë, ai/ajo nuk do të mund të përdorë dhe të shikojë plotësisht Faqen e internetit.

Faqja e internetit përdor skedarët teknikë të personalizimit si më poshtë, duke përfshirë skedarët funksionalë dhe analitikë të personalizimit:

SKEDARI I PERSONALIZIMIT PËRSHKRIMI PERIUDHA E RUAJTJES QËLLIMI
ASP.NET_SessionId Ruan gjendjen e seancës së vizitorit përmes kërkesave të faqes. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të ruajë gjendjen midis klientit (shfletuesi) dhe serverit.
_ga Regjistron një ID unike që përdoret për të gjeneruar të dhëna statistikore mbi mënyrën se si vizitori përdor faqen e internetit. 2 vite Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi përdorimin e faqes.
_gat Përdoret nga Google Analytics (Analitika e Google) për të rritur shkallën e kërkesës. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi përdorimin e faqes.
_gid Regjistron një ID unike që përdoret për të gjeneruar të dhëna statistikore mbi mënyrën se si vizitori përdor faqen e internetit. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi përdorimin e faqes.
wplayer.captionLabel Këto skedarë personalizimi përdoren nga JWPLAYER (lexuesi i videos) për të mbajtur mend zgjedhjet e përdoruesit për videot e tjera që ai/ajo do të shikojë. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të ruajë preferencat e lexuesit të integruar të përdoruesit.

Përveç skedarëve teknikë të personalizimit, rregulli i përgjithshëm që kontrollon përdorimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike është se aksesueshmëria në informacione të ruajtura më parë në pajisjet fundore të përdoruesit, kërkon pëlqimin paraprak të përdoruesit pas informacionit të qartë dhe të hollësishëm, pra ky miratim duhet të jepet si opsion zgjedhjeje dhe jo kundërshtimi.

Për këtë arsye, skedarët e personalizimit që nuk janë "teknikë" dhe që janë më të rëndësishëm për privatësinë e përdoruesve, si p.sh. ato të përdorura për të krijuar një profil përdoruesi, mund të instalohen në pajisjet fundore të përdoruesit nëse ai është informuar qartë dhe gjerësisht dhe nëse ka dhënë me të vërtetë pëlqimin e tij/saj. 

Skedarë personalizimi të palëve të treta

Gjatë shfletimit të Faqes së internetit, shfletuesit mund të përdorin skedarë personalizimi të palëve të treta.

Skedarët e personalizimit të palëve të treta instalohen në një faqe tjetër interneti nga ajo që shfleton përdoruesi. Kjo për shkak se çdo faqe interneti mund të ketë elementë (imazhe, harta, tinguj dhe lidhje specifike për emra të tjerë domenesh), të cilët ruhen në serverë kompjuterikë të ndryshëm nga ata nga që përdorin faqen e internetit që përdoruesit shfletojnë.

Lista e skedarëve të personalizimit të palëve të treta të përdorura nga Faqja e internetit gjendet si më poshtë:

SKEDARI I PERSONALIZIMIT PËRSHKRIMI PERIUDHA E RUAJTJES QËLLIMI
collect Përdoret për të dërguar të dhëna rreth pajisjes dhe sjelljes së vizitorit në Google Analytics. Monitoron vizitorin nëpër pajisje dhe nëpër kanalet e reklamimit. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi përdorimin e faqes.
GPS Regjistron një ID unike në pajisjet celulare për të mundësuar monitorimin në bazë të vendndodhjes gjeografike me GPS. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi vendndodhjen e përdoruesit.
IDE Përdoret nga Google DoubleClick për të regjistruar dhe raportuar veprimet e përdoruesit në faqen e internetit pas shikimit ose klikimit të një prej reklamave të reklamuesit për të matur efikasitetin e një reklame, si dhe për t’i shfaqur përdoruesit reklamat e synuara. 1 vit Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi ndërveprimin e përdoruesit me reklamat brenda rrjetit të reklamimit të Google (skedari i personalizimit vendoset si pjesë e mbledhjes së të dhënave demografike dhe të interesave për Google Analytics).
PREF Regjistron një ID unike që Google përdor për të ruajtur statistikat mbi mënyrën se si vizitori përdor videot në YouTube në faqe të ndryshme interneti. 8 muaj Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi përdorimin e videove të YouTube.
test_cookie Përdoret për të kontrolluar nëse shfletuesi i përdoruesit mbështet skedarët e personalizimit. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të përcaktojë nëse shfletuesit e përdoruesit mbështesin skedarët e personalizimit.
VISITOR_INFO1_LIVE Përpiqet të llogarisë gjerësinë e brezit të përdoruesit në faqet me video të integruara të YouTube. 179 ditë Të ndihmojë në llogaritjen e gjerësisë së brezit të përdoruesit.
YSC Regjistron një ID unike për të ruajtur statistikat mbi videot që shikuesi ka parë në YouTube. 20 minuta pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit Të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave statistikore mbi përdorimin e videove të YouTube.
yt-player-two-stage-token Ruan preferencat e lexuesit të videove të përdoruesit duke përdorur video të integruara të YouTube.  E përhershme Të ndihmojë përdoruesin në ruajtjen e preferencave të tij/të saj për ekranizimin me video.

Informacionet e mbledhura nga përdorimi i skedarëve të personalizimit të përmendura më lart nuk u zbulohen palëve të treta, përveç rasteve kur zbulimi kërkohet me ligj.

Mënyra e menaxhimit të skedarëve të personalizimit përmes konfigurimit të shfletuesit

Disa përdorues mund të mos e miratojnë ruajtjen e informacioneve të mbledhura përmes skedarëve të personalizimit nga kompjuteri i tyre. Çdo shfletues përmban udhëzime të detajuara në lidhje me politikën e përdorimit të skedarëve të personalizimit.

Nëse nuk dëshironi të merrni skedarë personalizimi, mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit për të marrë njoftime për dërgimin e skedarëve, për të çaktivizuar të gjithë ose disa prej skedarëve të personalizimit të përdorur nga Faqja e internetit ose për të fshirë skedarët që janë të instaluar tashmë nga Faqja.

Pjesa më e madhe e funksioneve të Faqes së internetit operojnë pa përdorur skedarët e personalizimit. Megjithatë, nëse i çaktivizoni këto skedarë, nuk do të mund të përdorni disa shërbime dhe veçori të Faqes së internetit.

Informacionet e nevojshme mbi menaxhimin e skedarëve të personalizimit në të gjithë shfletuesit mund t’i gjeni në lidhjet e mëposhtme.

https://www.aboutcookies.org/, http://www.youronlinechoices.eu/.

Më poshtë do të gjeni shembuj të versioneve specifike të shfletuesve më të zakonshëm, ku mund të informoheni rreth mënyrës së çaktivizimit të skedarëve të personalizimit.

Google Chrome: https://support.google.com/chrome/answer/95647?hl=en-GB

Internet Explorer: https://support.microsoft.com/en-ca/help/278835/how-to-delete-cookie-files-in-internet-explorer

Mozilla Firefox: https://support.mozilla.org/en-US/kb/enable-and-disable-cookies-website-preferences

Safari: https://support.apple.com/en-al/guide/safari/sfri11471/mac

Për çdo rast, rekomandohet t’i referoheni bibliografisë zyrtare të kompanive të zhvillimit mbi përditësimin më të fundit, si dhe shfletuesve të kompanive të tjera të zhvillimit.