Kushtet e përdorimit

Ju falenderojmë për vizitën tuaj në www.chipicao.com (website). Ju lutemi të lexoni me kujdes kushtet e përdorimit të këtij website të cilat përmënden më poshte, pasi cdo përdorim i website rekomandon pranim nga ju të kushteve të përdorimit të cilat cilësohen në këtë tekst prezent. 

Ky website është pronë ekskluzive e Chipita A.E. dhe është në dispozicionin tuaj me qëllim informimin tuaj, kontaktin me Chipita , për përdorim vetëm personal dhe jo Tregëtar. Në këtë website , termat << ne<< dhe << e jona<< , <<Chipita << dhe <<Grupi Chipita<< i referohen Chipita A.E. si dhe cdo firmë të lidhur me të.

Me hyrjen tuaj në këtë website pajtoheni që për të gjitha cështjet që lindin ose kanë të bëjnë me përdorimin dhe përmbajtjen e kësaj faqje interneti do të vlejë ligji i Greqisë. Gjithashtu , bini dakord dhe pranoni ti nënshtroheni gjykimit ekskluziv të gjykatave të Athinës në lidhje me cështjet në fjalë.

Stemat Tregëtare dhe të Drejtat e Autorit

Të gjitha stemat tregëtare , karakteristikat dalluese, logot, vizatime dhe karaktere të cilat ilustrohen në këtë faqe interneti përbëjnë pronësi të Chipita ose përfshihen në këtë faqe me leje të pronarit të tyre i cili e ka dhënë tek Chipita të drejtën dhe lejen që ti përdori këto stema. Cdo përdorim ose riproduktim i tyre për cdo llojë qëllimi ose me cdo llojë mënyre , ndalohet rreptësisht dhe në mënyrë kategorike, dhe ndiqet në bazë të ligjeve përkatëse.

Faqet e internetit që përfshihen në website dhe gjithë përmbajtja e tyre ( duke perfshirë, për shëmbull, pa u përkufizuar në to, tekste, grafikë dhe saunde) i perkasin Chipita-s ose përmbajnë material , përdorimi i të cilave i është autorizuar asaj. 

Nuk lejohet të ndërroni, kopjoni, transmetoni, paraqisni, riprodhoni, publikoni, licensoheni, transportoni apo të shisni cfarëdollojë informacioni software , produkte apo shërbime ose në përgjithësi materialin që përfshihet në këtë faqe interneti. Pjesë e materialit që përfshihet në këtë faqe interneti mund të shkarkohet ose të kërkohet vetëm për qëllime personale dhe informuese dhe duke respektuar të drejtat e autorit dhe të drejtave të tjera. Asnjë kopje e cfarëdo pjese të kësaj faqje interneti nuk lejohet të shitet , shpërndahet, ndryshohet ose të përfshihet në cfarëdollojë tjetër projekti , publikim apo faqe interneti për përfitim tregëtar.

Asgjë që përfshihet në këtë faqe interneti nuk mund të interpretohet si koncesion në mënyrë të prerë ose në fuqi, kundrejt jush , leje përdorimi të stemave , teksteve, fotografive, shkrimeve, saundeve ose të dhënave të tjera të Chipita-s , të cilat mbrohen nga të drejtat e autorit ashtu sic përmënden edhe më sipër.

Saktësi, tërësi dhe aktualitet. 

Chipita tregon kujdesin më të madhë të mundshëm për sa i përket zgjedhjes dhe informimin e përmbajtjes së faqes së internetit. Megjithatë, Chipita nuk garanton plotësinë, saktësinë, vlefshmërinë dhe lajmin, shërbimin, besueshmërinë të cdo informacioni i cili përfshihet në këtë faqe interneti. Përgjegjësia për cdo rrezik që mund të ndodhë në lidhje me materialin që përfshihet në këtë faqe interneti ju takon juve.

Disponueshmëria e produkteve

Referenca në cdo llojë produkti apo shërbimi në faqen e internetit nuk përbënë ofertë për shitje ose motivim për realizim blerje të produktit në fjalë apo shërbimit.

Përgjegjësia

Chipita nuk ka asnjë përgjegjësi për cfarëdollojë dëmi të drejtëpërdrejtë apo indirekt , shpenzime apo humbje që mund të ndodhin në përdoruesit e kësaj faqje të internetit apo të pronësisë së tyre, si pasojë tëmbajtjes nga ai, ku kjo lejohet, duke përfshirë dhe difektet në kompjuterin tuaj apo në cdo pronë tuajën nga viruse. Përdorimi i faqes së internetit në fjalë bëhet me përgjegjësinë tuaj ekskluzive dhe rrezikun. 

Chipita nuk merr asnjë llojë përgjegjësie të mirëmbajë materialin dhe shërbimet që ofron faqja e internetit në fjalë dhe të ofrojë korrigjime, përditësime apo versione software. Cdo material i faqes së internetit mund të ndryshojë pa lajmerim. 

Në masën që lejohet nga Ligji në Fuqi , hiqni dorë menjëherë nga cdo kërkesë kundrejt Chipitë-s dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilat mund të qëllojnë nga përdorimi ose hyrja juaj në këtë faqe interneti. 

Lidhjet me faqe interneti të tjera

Faqja e internetit në fjalë mundet që t‘ju japi mundësinë e hyrjes dhe në faqe interneti të tjera, përvec lidhjes dhe sistemit të Grupit Chipita. Chipita nuk është përgjegjëse për përmbajtjen , saktësinë apo funksionimin e këtyre faqeve interneti të treta. Chipita nuk pranon as mbështet produkte apo informacione që ofrohen në faqe interneti të treta që vizitoni nëpërmejet kësaj faqje. 

Prezantim materiali në faqe interneti

Nuk lejohet që të hyni në cfarëdollojë veprimi që sipas diskrecionit absolut të Chipitë-s mund të konsiderohet si e papërshtatshme ose dhe që mund të konsiderohet e paligjshme në bazë të ligjit që ka faqja e internetit në fjalë, duke përfshirë indikativisht dhe një mënyrë kufizuese të cdo llojë veprimi që rekomandon uploading , shpërndarje apo publikim nëpërmjet kësaj faqje publiciteti, shpifëse, ofenduese, kërcënuese, sharje apo të cdo llojë mënyre të paligjshme përmbajtje materiali që mund të përbëjë shkelje pronësie apo të drejtave të tjera ligjore personi, apo shkelje ligji në përgjithësi ose arkivi që mund të ndikoje në profilin e firmës tone. Ndalohet uploading të këtij arkivi që përmban viruse dhe mund ti sjellin dëme Chipitë-s apo dhe personave të tjerë. 

Mbrojtja e Privatesisë

Mbrojtja e privatësisë dhe sigurimi që të dhënat tuaja janë të siguruara janë të dhëna shumë të rëndësishme për Chipita.

Nëqoftëse dëshironi vetëm të kërkoni në faqen tonë të internetit , nuk ju kërkojmë të jepni asnjë të dhënë . Mund të vizitoni faqen tonë të internetit pa zbuluar identitetin tuaj ose të jepni cdo llojë informacioni personal në lidhje me ju. Por në rastin që jepni me dëshirën tuaj dhe në dijeninë tuaj të dhëna , si informacion emri apo adresë duke kërkuar kontakt me ne , do përdorim këtë informacion me qëllim të përmbushjes të kërkesës apo temës që kërkohet nga ju, gjithashtu dhe për komunikimet me ju duke respektuar mbrojtjen e privatësise tuaj. 

Gjithashtu kur vizitoni faqen tonë të internetit disa të dhëna jo personale / të përmbledhura memorizohen automatikisht në serverat tanë, për qëllime të menaxhimit të sistemeve, ose për arsye statistike dhe kopje sigurimi. Këto të dhëna përbëjnë emrin ofrues të internetit, në disa raste adresën tuaj IP ose browser-in tuaj, sistemin funksionar që përdoret për hyrjen tuaj në faqen tonë tëinternetit, faqe të internetit të cilat ju i vizitoni gjatë kohës që jeni me ne , si dhe gjithashtu , nëqoftëse ekzistojnë fjalët celës të cilat përdorni për kërkimin e faqes tonë.